Massimiliano Allegri është gati për një aventurë të re. Pas 1 viti pushim dhe kontratës në skadencë me Juventusin në fund të këtij sezoni, trajneri që fitoi 5 tituj kampion rresht me bardhezinjtë po pret me padurim të rinisë punën.
E ardhmja e Max Allegrit me shumë gjasa do të jetë në Premier League, por jo në stolin e Manchester United apo Arsenalit siç u përfol fillimisht, por në atë të Newcastle United.
Newcastle shumë shpejt do të kalojnë në pronësinë e princit të Arabisë Saudite, Bin Salman dhe ky i fundit do të tentojë me çdo kusht ta shndërrojë atë në një klub të madh, duke afruar në ekip një trajner të afirmuar dhe futbollistë cilësorë.
Allegri është trajneri ideal për këtë projekt të ri pasi ka eksperiencë dhe për këtë arsye klubi i Newcastle ka nisur kontaktet me italian që me shumë gjasa do ta pranojë ofertën.