Paketa financiare e Bashkimit Europian prej 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor si dhe koordinimi konsullor dhe i donatorëve, ishin në qendër të bisedës online që ambasadorët e vendeve të bashkimit Europian rezident ose jo në Shqipëri zhvilluan sot me Kreun e Delegacionit të BE në Tiranë, ambasadorin Luigi Soreca
“Bisedë e mirë me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Kënaqësi të kishim edhe kolegët jo rezidentë”, tha Soreca.
“Fokusi ishte në përgjigjen globale të BE ndaj COVID19, përfshire paketën financiare prej 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor dhe për koordinimin konsullor dhe të donatorëve”, u shpreh ambasadori i BE, Soreca.
“BE dhe shtetet anëtare qëndrojnë pranë Shqipërisë”, theksoi Soreca.