Pasi koronavirusi preku edhe Shqipërinë qeveria mori masa për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke mbyllur disa biznese dhe shume persona mbetën të papunë. Qeveria vendosi gjthashtu tu vi në ndihmë disa familjeve të varfëra duke u dërguar produkte ushqimore në shtëpi.

Modelja e njohur Oriola Marashi është revoltuar shumë pas një fotoje të publikuar në mediat sociale, ku personat që kanë marrë pakot e ushqimeve janë ankuar duke thënë se janë shumë pak.

Marashi i ka quajtur personat në fjalë mosmirënjohës dhe shpirtzinj. Sakaq ajo ka thënë se duket se ushqimet kanë shkuar në derën e gabuar dhe jo tek ata që kanë vërtetë nevojë.

“Këto fotot i marrin i hedhin vetë se s’ka mundësi të jenë edhe të varfër edhe kaq shpirtzinj. Edhe në qoftë se ju ka dërguar aq (që s’ka shance të jetë e vërtetë) turp të keni mosmirënjohësa.

Këto ndihma duhet t’i dërgohen dikujt që ka vërtet nevojë dhe jo dikujt që paska edhe telefon me Camera. Sa për dijeninë tuaj edhe ne me kaq ushqime jemi rritur dhe hanim groshë çdo ditë, dhe u rritëm falenderues dhe mirënjohës për bukën e sotshme”,– shkruan Oriola Marashi.