Banorëve të qytetit kinez të Wuhanit, aty ku dhe shpërtheu virusi vdekjeprurës COVID-19, u është bërë thirrje që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të forcojnë masat mbrojtëse. Ky paralajmërim vjen disa ditë para se të lehtësohen disa masa udhëtimi në qytetin ku e pati zanafillën ky virus që tashmë ka prekur mbi një milion persona në botë.
Vendimi vjen edhe pse numri i infektimeve të reja ka rënë në mënyrë drastike që në muaji shkurt. Sekretari i Parë i Partisë Komuniste kineze për qytetin e Wuhanit, Wang Zhonglin, tha se rreziku i rikthimit të epidemisë në qytet është ende i madh për shkak të rreziqeve të brendshme dhe të jashtme ndaj masat e parandalimit dhe të kontrollit duhet të vazhdojnë.
Është e paqartë pse ky kthim i strategjisë në Wuhan, kur vetëm para pak ditësh u hapën kinematë, qendrat tregtare si dhe u njoftua lejimi i daljes nga ky qytet dhe hyrja e të tjerëve atje.
Në Kinën me rreth 1.4 miliardë banorë, virusi preku zyrtarisht rreth 83 mijë vetë dhe shkaktoi mbi 3000 të vdekur, edhe pse ka zëra që thonë se këto shifra janë disa herë më të larta se kaq.