Drejtori i maternitetit ‘Koço Gliozheni’ me profesion anestezist reanimator, Genci Hyska ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën e koronavirusit.
Ndërsa i kërkoi qytetarëve që të zbatojnë masat e distancimit social dhe të higjienës, një lidhje me skype në TV Ora, ai u shpreh se ndryshe do të vijë koha kur mjekët do zgjedhin kujt t’i vendosin respiratorin e kujt jo.
“Unë si anestezist reanimator e di çdo të thotë të jesh i intubuar. Do i kërkoja të distancohen të zbatojnë masat që ka shpallur nga qeveria pasi janë masat që na mbrojnë ne.
Nuk e keni idenë sa e vështirë të jesh i intubuar për një pacient dhe për një mjek anestezist reanimator të bëjë një zgjedhje se kujt pacienti do të vendosë respiratorin e kujt jo. Ju lutem mos na vendosni në këto pozita”, tha Hyska.
Më tej, ai theksoi se gratë shtatzëna duhet të bëjnë kujdes në këtë situatë pandemie, sidomos lehona. Tre këshillat sipas mjekut janë: ‘Distancimi social, higjiena personale dhe ushqimi i shëndetshëm’.