Pas kritikave nga opozita parlamentare në Kuvend, ministri i koordinuar për situatën e emergjencës së COVID-19 Arben Ahmetaj ka thënë se nga paketat e para të qeverisë përfitojnë drejtpërdrejt 310 familje.
Ahmetaj ka bërë një rezyme të dy paketave duke theksuar se edhe bizneset e mëdha mund të përfitojnë nëpërmjet garancisë sovrane duke tërhequr kredi me risk zero ndërkohë interesin bankar e merr buxheti i shtetit. ”Një përshkrim i plotë i paketave dhe konciz i ndihmave ndaj familjeve në nevojë. Shifra e avancimit nga buxheti në 2 paketat shkon e para 6.5 miliardë dhe e dyta 7 miliardë lekë dhe të dyja të cilat do mundohemi t’i detajojmë prekin 310 familje drejtpërdrejt.
E para për biznesin e vogël të ndaluar për të punuar, prek të punësuar dhe të vetëpunësuar 64 mijë e 142 qytetarë një pjesë e të cilëve rezulton si i punësuar pa pagesë por qeveria e ka kaluar momenti ne të vetëpunësuarit pa pagesë por e ka konsideruar si të punësuar dhe i ka akorduar për 3 mijë 26 mijë lekë.
Paketa është fokusuar tek 70 mijë familje në nevojë, me ndihmë ekonomike dhe të gjithave u është dyfishuar pagesa e ndihmës ekonomike që e kalon ndihmën ekonomike për 3 muajt për mars, prill, maj në 160 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë pjesë e paketës janë edhe të papunët që përfitojnë pagesë papunësie rreth 2 mijë e 700. Në zyrat e punës sot ka një fluks të rëndësishëm që aplikojnë për pagesë papunësie dhe në maj do ketë brenda grupit që do përfitojë edhe 1 mijë e 500 të tjerë.
Paketa e dytë ka përfshirë dhe një numri të konsiderueshëm të papunësh apo të punësuar dhe vetëpunësuar që për arsye të COVID-19 ekonomia dhe gjithë njësia ekonomike e tij është ngadalësuar është kthyer në ndihmë.
Instrumenti i garancisë i bën të mundur të gjitha sipërmarrjeve të paraqiten në banka me risk zero ndërkohë që interesin e ka marrë buxheti i shtetit. Situata përderisa ësthë dinamike dhe buxheti dhe qeveria reflekton. Paketa e dytë është 7 miliardë, është fokusuar jo vetëm tek biznesi i vogël por dhe tek i madhi. Shumë kush u tall me armikun e padukshëm, është i dukshëm dhe po shkrin qëndrueshmërinë ekonomike. 100 mijë të punësuar në biznesin e vogël përfitojnë nga paketa e dytë me 40 mijë lekë.”- tha Ahmetaj.