Lulzim Basha nuk ka preferuar që të komentojë lidhur me ‘armëpushimin’ mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Basha tha se nuk është koha për t’u ndalur tek politika por duhen menduar zgjidhje për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

“Nuk harxhoj asnjë sekondë për çështje të tilla. Nuk kemi kohë as për pallavra dhe as për akuza e sulme. E gjithë energjia dhe foksuri duhet të jetë tek njerëzit”, tha ai.