E para faza dy e strategjisë tonë të luftës nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera. Qasja jonë do jetë pak më e ndryshme taktikisht. Pse? Virusi nuk ikën meqë ne rrimë mbyllur. Kur ne rrimë mbyllur virusin nuk vret dot, por ai është aty pas derës tonë dhe sapo dalim jemi të ekspozuar nga mundësia që ai të na godasë. Deri kur të dalë vaksina, mblidheni mendjne se duhet të jemi të vëmendshëm dhe se nuk duhet të shkelim më nga shtëpitë e njëri tjetrit pa u zhdukur ky armik. Por as nuk mund të mbyllemi dot pafundësisë pa gjeneruar më të ardhura për familjen kur kanë mbaruar kursimet dhe personat që mund të ndihmojnë, kjo është e papranueshme qoftë për një familje e qoftë për një shtet. Atëherë si i bëhet? Është si loja masja me miun. që iu duhet të dal për tu ushqyer edhe pse rrezikohet nga macja dhe qëllimi i tij është që të ruhet dhe nga macja, njësoj si ne me virusin”, tha Rama.