Mesfushori ofanziv ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2021, por eksperienca e tij në Londër mund të vazhdojë edhe më gjatë Arsenali po planifikon t’ia ofrojë Mesut Ozilit një kontratë të re. Për këtë siguron mediumi “ESPN”, përcjell “Gazeta Express”.
E ardhmja e 31 vjeçarit është ende e paqartë. Ish-përfaqësuesi gjerman ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2021. Ai i ka nisur nga minuta e parë 10 ndeshje të Premierligës që prej arritjes së trajnerit Mikel Arteta në dhjetor. Ozil paguhet aktualisht 350 mijë funte në javë. Por, nëse nënshkruan kontratë të re, rroga e tij do të ulet dukshëm. Ozil ka pasur formë të luhatshme viteve të fundit në “Emirates Stadium”, ku ishte transferuar nga Real Madridi.