Arsyeja e vetme përse Olivier Giroud nuk iu bashkua Interit në janar ishte sepse Chelsea nuk mundi ta gjejë një zëvendësues të tij me kohë, sipas menaxherit i cili punoi për t’u arritur një marrëveshje e tillë, Luca Antonini.
Sulmuesi francez rrëfeu ditë më parë për TeleFoot se ndihej i zhgënjyer me dështimin e transferimit të tij dhe se kishte shpresuar ta vishte fanellën zikaltër, transmeton Gazeta Express.
“Arsyeja pse marrëveshja me Interin nuk u realizua ishte sepse Chelsea nuk e gjente dot një zëvendësues me karakteristika të tij”, tha Antonini, i cili kishte punuar si ndërmjetësues në janar.
Edhe Lazio e kishte ndjekur 33-vjeçarin në janar dhe është e etur ta transferojë atë pa asnjë qindarkë në verë, por Antonini beson se Interi vazhdon të jetë favorit.
“Ne nuk mund të dimë çfarë fsheh e ardhmja, veçanërisht me këtë ngujim shkaku i koronavirusit. Askush nuk po flet për tregun e transferimeve. Në çdo rast, them se Antonio Conte mund të jetë vendimtar në zgjedhjen përfundimtare të Giroud”, shtoi ai.