Nëse deri tani keni menduar se mbretërorët mund të kenë gjithçka që kërkojnë, e keni gabim! Në familjen e Kate Middleton dhe Princit William janë vendosur rregulla super strikte në mënyrë që fëmijët të edukohen si duhet. Megjithëse po qëndrojnë në izolim, Kate nuk i toleron aspak fëmijët me internetin apo të qëndruarit për një kohë të gjatë në ekran.

Ajo është tepër strikte me Princin George, Princin Louis dhe Princeshën Charlotte dhe nuk i lejon të kenë pajisjet e tyre elektronike. Kate sigurohet që të vegjëlit e saj të merren me aktivitete të ndryshme sa më larg ekranit dhe të qëndrojnë sa më shumë në natyrë. Ajo përpiqet të inkurajojë krijimtarinë tek fëmijët dhe po i shtyn të merren me art, pikturë apo aktivitete të tjera që nxisin zhvillimin e tyre. Gjithashtu Princi Louis po ndjek shembullin e vëllait dhe motrës së madhe dhe po ndjek mënyrën e tyre të edukimit.