Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në rrjetin social ka bërë me dije se vazhdon aksioni për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë me ushqime. Balla shprehet se do të vazhdojmë kështu deri në përfundim të kësaj lufte kundër pandemisë që ka mbërthyer gjithë vendet e botës.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm GJATË DITËS SË DJESHME NË QARKUN E ELBASANIT 758 FAMILJE SHUMË NË NEVOJË DHE PENSIONISTË TË VETMUAR JANË NDIHMUAR ME USHQIME E BARNA MJEKËSORE.
DO TË VAZHDOJMË KËSHTU SOT, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUF TËS, ME MENDJE E ME ZEMËR, OPERACIONIN HUMANITAR TË REZISTENCËS PËR EKZISTENCË. DUHET VETËM DURIM SEPSE ASKUSH NUK DO MBETET PA NDIHMË! ASNJË PENSIONIST I VETMUAR APO FAMILJE NË NEVOJË NUK DO TË MBETET PA U KONTAKTUAR NGA DJEMTË DHE VAJZAT E OPERACIONIT TË SOLIDARITETIT.