Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën me dije se janë 2 mijë e 850 qytetarë shqiptarë të riatdhesuar teksa synohet të kapet shifra e 3 mijë e 200 të riatdhesuarve deri më 6 maj. Po ashtu Balluku thotë se edhe pse Shqipëria po shkon drejt rihapjes apo dhe zonave të gjelbërta, rregullat e karantinimit nuk ndryshojnë. Përjashtim bëjnë vetëm ata me diagonzë të rëndë apo të mitur por me kushtin që duhet të karantinohen familjarisht në shtëpi.
”Deri më sot kemi sjellë nga 18 prilli 2 mijë e 850 qytetarë. Parashikohe deri më 6 maj të kemi arritur mbi 3 mijë e 200 qytetarë. Ka qenë një proces i komplikuar dhe i vështirë sidomos për ata që kanë qenë jashtë Europës. Kemi pasur raste sensitive si raste nga Egjipti, Tajlanda, SHBA dhe Kanada. Karantinimi vijon të jetë i detyrueshëm. Raste e parjashtimit janë ata me diagonozë të rëndë ose minorenët që rikthehen nga Turqia. Në këto raste e gjithë familja karantinohet. Dua t’ju kujtoj se masat e reja do të vendosen në vazhdim pasi edhe procesi i hapjes ka nisur. Zonat e gjelbërta do të zgjerohen. Por riatdhesimi vijon me të njëjtën mënyrë. Rafineria e Ballashit, mbi 970 punonjës kanë marrë 400 mijë lekë të vjetra. E kemi sistemuar si çështje dhe do shohim një zgjidhje afatgjatë.
Sipas brandit të naftës, kemi bërë që puset tona mos jenë më operative. është pezulluar deri në një moment të dytë procesi i ristrukturimit në Albpetrol. Kemi arritur të mbyllin procesin e parkut më të madh energjetik të Karavastasë 140 mega. Në mars u detyruam të ndalonim projektet kryesore, aeroportin e Vlorës dhe parkun e Karavastasë. ”- tha Balluku.