Jo shumë kohë më parë u iniciua Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë dhe kjo është përshëndetur nga kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Basha deklaron se kjo Federatë do të jetë nesër burim i ekspertizës shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor.“Mirënjohje mjekëve shqiptarë anembanë Europës për këtë iniciativë humane për të dhënë ndihmën e tyre, edhe pse punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë. Urimet më të përzemërta dhe suksese Federatës së sapoformuar të mjekëve shqiptarë në Europë.Nesër ajo do të jetë burim i ekspertizës shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor”, shkruan kryedemokrati.