Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpalosur planin e tij për menaxhimin e situatës së koronavirusit, nëse do të ishte kryeministër.
Basha thekson se gjëja e parë që ai do të bente është testimi masiv i qytetarëve për të patur një numer real të të infektuarve.
“Do të nisja që të nesërrmen të pakëtn 1500 testime në ditë do ndryshoja strategjinë e testimve, shqiptarët do testoheshim masivisht.
Do bëja transparencë reale të shifrave, jo gënjeshtra që e tregojnë kurben një ditë lart, një ditë në nivelet më të ulëta.
Do paisja sistemin shëndetësor me paisje të mjaftueshme me çfarëdo lloj kosto.
Do nisja urgjentisht për marrjen e masave për pandeminë ekonomike.
Nëse këto masa do nisnin kur i kërkuam ne, sot një pjesë e mirë e bizneseve do ishin në gjendje të operonin pa coroditje”, shprehet Basha.