Kryedemokrati Lulzim Basha duket se është “klienti” më i rregullt i pronarit të Facebook Mark Zuckerberg.
Numri i vogël i shikueshmërisë në rrjetet sociale dhe mungesa e interesit të qytetarëve për të ndjekur deklaratat e tij, ka bërë që lideri i opozitës të marrë në shqyrtim këshillat e kompanisë së tij të PR të cilët mesa duket i kanë treguar se audienca mund të sigurohet edhe përmes sponsorizimeve.
Kjo ka bërë që ai çdo postimi t’i akordojë shuma të larta parash, në mënyrë që postimi i tij të shfaqet edhe te njerëzit që nuk i kanë dhënë “like” faqes së tij apo edhe në vende të lindjes së mesme.
Gazeta “TemA” ka monitoruar liderin e opozitës ku vetëm në tre ditë ka kryer pesë sponsorizime, ku shumat financiare dhe burimet e tyre nuk bëhen transparente.
Se cili është motivi që një lider opozite të sigurojë audiencë në këtë formë duke dhënë para, këtë e di vetëm Basha i cili mbase duhet këshilluar se si duhet të frymëzojë dhe jo si të pagojë. (TemA)