Në vijim të https://lexo.com.al/2020/04/04/aksesori-i-maskimit-kembana-e-distancimit-social/
Nga Elda Shabani
Sa i zbehtë dukem! -Do të doja, të vdisja nga Tuberkulozi, sepse atëherë gratë do të thonin, – shiko atë, Bajronin e varfër – sa interesant duket edhe në çastet e fundit të jetës! ”
Ishte kjo një gjëndje, një moment emocional I Lord Byron për të kutuar sesa shumë një sëmundje bëhet burim frymëzimi për artin, letërsinë, operan, pikturën, kur bashkëjeton me të për një kohë të gjatë. Romani epik i Viktor Hygo-s Të Mjerët apo kryevepra e Giacomo Puccini, La Boheme si dhe veprat e shumë autorëve të tjerë përmes heronjëve e kthyen sëmundjen në mit dhe ideal. Gjatë epidemive botërore jo pak herë, sëmundja u krahasua me “bukurinë romantike.” Edhe një veshje shndërrohet në rrethana unike në objekte me vlerë sepse pas tyre gjithmonë ka një histori e cila zbulon të vërtetat e parrëfyeshme.
Njerëzit kanë një marrëdhënie shumë personale me veshjen. Që nga momenti i lindjes, ne jemi të mbështjellë me rroba sepse veshja është një mbrojtje personale. Jo pak herë artisti I modës është frymëzuar jo vetëm nga muzika, piktura, letërsia, natyra, por edhe nga pasojat negative që shkaktojnë viruset në botën mikroskopike të trupit tonë. Për artistin, kjo është një mënyrë që të mos lejosh përvojat të ndikojnë negativisht, por të luftosh përmes të bukurës.
Edhe Industria e lehtë e tekstilit (I cili meret me përpunimin të lëndëve të para si, pambuku, liri, leshi, mëndafshi,) ka treguar se për mjeksinë mund të jenë pararojë të hulumtimit për parandalimin e sëmundjeve. Kjo marrëdhënie midis tekstilit dhe shkencës ka një prejardhje antike, që daton në 1.600 p.e.s ku dhe jepen të dhëna për shërimin e trupit të njeriut nga këto bimore dhe shtazore. Në historinë e veshjes por sigurisht edhe të artit ka pafund shembuj interesant të epidemive të cilat ndikuan në krijmarinë e artistit por dhe një mënyrë për të njohur e ndoshta bashkëjetuar me to.
Mesjeta
Disa nga sëmundjet më famëkeqe të Mesjetës ishin murtaja (Vdekja e Zezë). Ne vitin 1346, murtaja shkatërroi Evropën, pa kursyer të pasur e të varfër së bashku. Të prekurit duhet të qëndronin jashtë qytetit ose fshatit dhe ishin të detyruar të mbanin një zile për të paralajmëruar njerëzit për afrimin e tyre.
Pandemia e dytë e murtajës gjatë mesit të shekullit XIV-të ndikoi ndjeshëm në kulturën evropiane, ku dominonin më shumë punime ikonografike. Në to trajtoheshin momente dëshpëruese të shkaktuara nga epidemia. Sidoqoftë tema e jetës ishte gjithashtu prezente për të treguar sesa e fort është dëshira për të jetuar. Panorama më e njohur e Vdekjes së Zezë shfaqet tek “Dekameron”, shkruar nga humanisti Firence Giovanni, I cili përshkruan rrjedhën e sëmundjes me shpejtësi fatale, por edhe paaftësinë e kujtdo, për t’I shpëtuar asaj, pavarësisht statusit.
Tuberkulozi ndikoi në artin dhe veshjen Viktoriane
Tuberkulozi, një sëmundje fatale e cila sulmonte mushkëritë, në krijimtarinë artistike në periudhën e Anglisë Viktoriane rreth vitit 1800, u konsiderua një sëmundje e“ modës.” Sëmundja e tmerrshme e cila u quajt “sëmundja romantike” ndikoi në formën e korsesë e cila u bë më e theksuar për të krijuar pamjen e një beli edhe më të hollë. Mjekët gjithashtu ishin të bindur se fundet e gjata mblidhnin mikrobet e rrugës e për pasojë veshja bëhej mbartëse e virusit edhe në ambjente të tjera. Kështu, në fillim të viteve 1900, ato u shkurtuan. Më shumë se çdo sëmundje tjetër, TBC nxiti një stil tëri shoqëror në shekullin XIX-të, pasi sëmundja po konsumonte individin. Ajo kalonte kufijtë e klasave dhe prekte njerëzit në të gjitha nivelet e shoqërisë. Efektet drastike dhe të dëmshme të kësaj sëmundje janë të pamohueshme. E megjithatë, pavarësisht kësaj, përgjatë epokës romantike dhe në fund të shekullit XIX, tuberkulozi zuri një vend unik në shoqëri duke iu afruar më shumë konceptit të bukurisë. Figura të shumta artistike e përdorën TBC, dhe sollën një perceptim të ri të sëmundjes e mbuluar me imazhe dhe mister romantik.
Me një lëkurë të zbehtë e një shkëlqim të trëndafilit në të dyja faqet, ajo I jepte një pamje dramatike personazhit. Romani i Alexandre Dumas i vitit 1848 “Zonja me Camellinë” (Camille një kurtizane e cila i përket shoqërisë së lartë pariziene,) e më vonë u përshtat në operën me personazhin Marguerite Gautier, një portretI bukur, e pikturuar përmes penës të autorit me detaje artistike deri në çastet e fundit të jetës: Me një shikim të largët dhe të zbehtë dhe një dorë e bardhë e cila shtrëngon shaminë me njollë gjaku, një prelud i vdekjes.
Në çdo kohë, artistët janë magjepsur me trupin e njeriut dhe transformimit që i ndodh për shkak të sëmundjes. Edhe sot, tuberkulozi ështe trajtuar artistikisht. E tillë është ekspozita “Sëmundja Romantike”, një eksplorim i marrëdhënies sonë me tuberkulozin,zakonet si dhe veshjen.
Artistja , Anna Dumitriu, në këtë ekspozitë, krijoi një instalacion e cila paraqet përfshirjen e kultivimit të baktereve patogjene në veshje dhe tekstil.
Traktatet e bukurisë që vunë në dukje se si disa sëmundje mund t’i shtojnë shumë bukuri portreteve të veçanta, është gjithashtu një pikepyetje për kulturën bashkëkohore. Një Paralelizem me “sëmundjen romantike”, e lidhur posaçërisht me femilitetin është eleganca ekstreme, imazhi i femrës ideale me një fizik të gjatë dhe të dobët, e njohur si Anoreksia. Edhe pse u cilësua sëmundja e shekullit XXI, ajo nuk u pranua nga shumë të rinj e të reja të konsiderohej si tillë, por një zgjedhje ose stil jetese. Ikona e modës të viteve ’90 Kate Moss, ishte simboli I femrës elegante, ku shumë vajza të reja për të arritur fizikun e saj, kalonin në anoreksi madje deri në humbjen e jetës.
Gripi Spanjoll, frymëzoi Trendin e Modës të maskave të cilat i njohim edhe sot.
Duke filluar nga viti 1918, gripi spanjoll vrau rreth 50 milion njerëz në të gjithë botën. Në Japoni, vlerësohet se 470,000 njerëz vdiqën nga gripi spanjoll ose shkaqet e lidhura me të. Në atë kohë, autoritetet japoneze sugjeruan se maskat ishin një aksesor i domosdoshëm për minimizimin e sëmundjes dhe kështu filloi “kultura maskë”.
Sot, Covid19 risolli në përditshmërinë tonë maskat për fytyrën, të cilat në Evropë dhe në Amerikë nuk kanë qënë fort të qarta. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) aktualisht rekomandon veshjen e maskave vetëm për ata që janë të sëmurë, simptomatikë. Sidoqoftë, shkencëtarë të ndryshëm kanë pohuar se edhe maskat shtëpiake mund të jenë një hap thelbësor drejt “rrafshimit të kurbës”, duke inkurajuar një fushatë # Masks4all. Si përgjigje ndaj mungesave të maskave, industria e modës po mobilizon në të gjitha nivelet për të prodhuar maska kirurgjikale.
Një numër i artistëve bashkëkohorë janë duke bashkëpunuar midis mjekësisë dhe industrisë të tekstilit, duke eksploruar sesi çdo disiplinë mund të informojë tjetrën. Artistja Laura Splan në projektin e saj të vitit 2004 eksploron lidhjen midis tekstilit, artit dhe shkencës. Nëpërmjet punës së saj, gjatë shpërthimit të SARS në 2002–04 ajo ndërthuri artin, dhe tekstilin me teknologjinë dhe mjeksinë. Dizajni i pëlhurës së tantellës, bazohet në një strukturë të ndryshme të virusit (HIV, SARS, Influenza, Herpes). ProjektiI saj është një reflektim në “zbutjen” e imazheve mikrobike si dhe psikologjike të anktheve kulturore ndaj viruseve në qarkullim.
Po me të njëjtin fokus prezantohet Projekti Vigjilent, (2002)I cili shfaqet shumë ngjyrësh dhe praktik përsa I përket kalimit të strukturës së mikrob-organizmave, si Ebola, Smallpox, Anthrax etj. në objekte dekorative dhe utilitare, në ambjentet tona familjare. Këto imazhe shërbejnë për të zbutur paksa ankthin e shkaktuar nga mikrobet vdekjeprurëse tek njerëzit.
Alzheimer & Mode
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 50 milion njerëz aktualisht kanë sëmundjen e Alzheimerit në të gjithë botën. Stilistja Nadia Pinkney, e ndjeshme ndaj sëmundjes që largon kujtesën, pasi dy anëtarë të familjes vuanin prej saj, krijoi një linjë të tërë të modës frymëzuar nga ngjyra e kuqe – Nadia bashkëpunoi me doktorët nga Qëndra Kërkimore Dementia Alzheimer për të kuptuar më mirë sëmundjen. Pastaj ajo përdori skanimet e trurit të sëmurëve me Alzheimer duke i kthyer në printime të përdorura në rroba dhe pëlhurë transparente. Për më tepër, ajo kufizoi gamën e ngjyrave në koleksionin e saj pasi mësoi se pacientët me Alzheimer priren të zgjedhin vetëm një ose dy ngjyra.
Pouf , nje deklarate e fort politike e Francës në shekullin e 18-të,
Në prag të shekullit të 18-të, çdo vit rreth 400,000 evropianë vdisnin nga lija.
Në shekullin e 18-të, vaksinimi ishte përqafuar kudo në Evropë përveç Francës. Mbretit Louis XVI vendosi të vaksinohet kundër sëmundjes për të bindur popullin e tij të frikësuar. Ky akt u pa i guximshëm dhe historik kështu Marie Antoinette vendosi të festojë trimërinë e burrit të saj e veshur me një kapele të re e njohur si pouffe (kapelja e vaksinimit). Mbi të ishte një diell (i cili simbolizonte mbretin Louis XIV ), një degë ulliri (simboli I paqes) si dhe një gjarpër përreth degës së ullirit (i cili përfaqëson ilaçin.)
Veshjet Latex për të Luftuar AIDS-in.
Në vitin 2018 sipas UNAIDS, 37.9 milion njerëz në të gjithë botën janë të prekur nga virusi HIV. Artistja dhe stilistja e modës Adriana Bertini projektoi një koleksion fustanesh kryesisht latex. Ajo dizenjoi një fustan martese me 80,000 prezervativë. Mesazhi i këtij koleksioni
Ishte ndërgjegjesimi i njerëzve për një marrëdhënie të sigurt seksuale. Bertini i konsideron punimet e saj si vepra arti të cilat mbajnë një mesazh të rëndësishëm.
Këto rroba ikonike shumë prej tyre tashmë të ngulitura në vetëdijen tonë, na çojnë pas në kohë me emocione dhe kujtime të fuqishme, duke e tejkaluar modën e për të ndërtuar strukturën e historisë. Në kohë të vështira, arti me gjithë format e saj e mëson njeriun sesi të jetojë dhe të aspirojë për një perceptim të ri për Botën.