Tre muaj më parë një aksident tragjik me helikopter i mori jetën legjendës së basketbollistit botëror, Kobe Bryant, vajzës së tij Gianna dhe 7 pasagjerëve të tjerë.
Bashkëshortja e tij, Vanessa e ka të vështirë ta pranojë humbjen e bashkëshortit dhe vajzës së saj dhe në çdo moment nuk heziton të shprehë dhimbjen. Ashtu ka bërë edhe në një postim të fundit teksa ka kujtuar “Ditën Mamba”.
Ajo ka listuar të gjithë sukseset e Kobe-t dhe pa dyshim atë të vajzës, e cila dukej si një basketbolliste me mjaft perspektivë.
Vanessa shkruan se do dëshironte të kthehej pas në kohë, atë mëngjes të datës 26 janar dhe çdo gjë të shkonte ndryshe. Ajo i ka prekur të gjithë me fjalët dhe ka marrë menjëherë mbështetjen e mijëra njerëzve.