Ne keto dite te veshtira qe po kalon jo vetem vendi jone por e gjithe bota si pasoj e COVID 19 i cili ka kyçur ne shtepi cdo qytetar te globit cdokush perpiqet te ndihmoj me te varfrit, me te dobtit dhe ata qe kane me shume nevoj ne keto dite. Qeveria gjithashtu ka miratuar nje paket ekonomike ne ndihme te qytetareve dhe bizneseve por edhe bashkite e vendit po japin kontributin e tyre ne kete “lufte” .
Teksa shikojme kryetaret e bashkive te cilet mundohen te ndihmojne qytetaret e tyre nje iniciative bujare dhe inivatore e ka marr Kryetari i Bashkise Kamez, Rakip Suli i cili ne keto dite te veshtira nuk ka menduar vetem per qytetaret e thjesht ne nevoje te bashkise se tij por edhe per te vetpunesuarit ose ate shtrese te shoqerise qe nepermjet nje biznesi te vogel familjar mundohen te zhvillojn ekonomin e tyre. Por cfare ka bere Rakip Suli? Ne kuader te “pages se luftes” ose ndihmes ekonomike qe Qeveria Shqiptare po jep per bizneset e vogla Bashkia Kamez me iniciative te Kryetarit Rakip Suli ka vendosur te ndihmoj te gjitha bizneset perfituese duke i ofruar konsulenc ne menyren e aplikimit per te marr kete perfitim.
Kjo bashki fillimisht ka njoftuar cdo biznes me nje xhiro vjetore me te vogel se 14 milion lek ne vit dhe me pas ka vendosur ne ndihme te bizneseve te gjithe Drejtorine e Taksve dhe Tarifave Vendore. Kjo ide inovatore por edhe njerzore e Kryetarit Suli duket se eshte pritur shume mire nga bizneset te cilet i jane drejtuar sporteleve te Bashkise Kamez per te marr konsulencen e nevojshme. Teksa te gjithe si qytetar perpiqemi te ndihmojm nga pak ne keto kohe te veshtira me siper ju sollem shembullin se si duhet te ndihmoj qytetari i pare i nje qyteti.