Në këto ditë kur të gjithëve iu mungon përditshmëria dhe shumë mërziten në kushtet e shtëpisë bashkia e Lezhës ka menduar të bëjë diçka për fëmijët që qëndrojnë të izoluar. Ata kanë organizuar një konkurs për disa çmime, të cilat ishin për këngë, për instrumente, për poezi, për pikturë, për interpretim, për internetin, ndërsa nuk mungoi as çmimi për inkurajim.

Pjesëmarrës në konkurs kanë qenë shumë fëmijë të kësaj bashkie, duke hequr sadopak mendjen nga situata, e cila nga të gjithë shpresohet të kalohet sa më shpejt. Ndërkohë bashkia ka njoftuar edhe fituesit, nga tre për çdo kategori.