Sot ka nisur prishja e shkollës së famshme, gjimnazit “Sami Frashëri”, e cila do të rindërtohet nga e para më e madhe dhe me e sigurt. Tërmeti i 26 nëntorit e dëmtoi rëndë atë.Duke folur për projektin e shkollës së re, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar se sot kishte komunikuar edhe me shumë personazhe të njohur, të politikës dhe jo vetëm, të cilët ashtu si ai, kanë mësuar në atë shkollë dhe kanë kujtime të vyera aty. Mes tyre ishte edhe ish-kryeministri Fatos Nano.

“Sot kam komunikuar duke filluar me ‘dajën’, Dash Shehin, me Presidentin Meta, me ish kryeministrin Fatos Nano, i cili më tha edhe batutën që nuk e prisja. Shoku Fatos është i njohur për batuta e humor. ‘Mjaft-i m’i prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën’. I premtova se do e ftoj në inagurimin e shkollës së re”, u shpreh Veliaj për Top Channel.