E fejuara e futbollistit të Juventus, Paulo Dybala, ka rezultuar për herë të tretë pozitive ndaj koronavirusit.
Oriana Sabiatin së fundmi ka bërë testin e tretë të COVID-19 dhe rezultati tregon se për fat të keq ajo nuk e ka mposhtur ende virusin vdekjeprurës.
Ajo ka 11 ditë që ka shfaqur simptomat e koronavirusit dhe pavarësisht se ka marrë mjekime dhe ka qenë nën kujdesin e mjekëve, nuk është shëruar ende.
Mediat e huaja shkruajnë se edhe futbollisti argjentinas nuk është shëruar ende dhe ka ende shenja të virusit.
Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet ndjeshëm.
Çifti pranoi se është infektuar me koronavirus më 21 mars dhe thanë se ishin të izoluar në shtëpinë e tyre, por pa treguar se nga e kanë marrë virusin.