Nderkohe qe ne vend numri i te prekurve me koronavirus u rrit sot me 14 raste te reja dhe mengjesin e sotem u raportuar per viktimen e 30-te qe nuk ia doli dot semundjes, ne dy spitalet COVID vazhdon beteja per sherimin e te shtruarve.
Drejtoresha e ISHP-se, Albana Fico, gjate deklarates se sotme per mediat, ku njoftoi te rejat me te fundit nga situata e koronavirusit ne vend beri me dije se ne dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive. Nderkohe qe n spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar”- theksooi Fico.