Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus në vend është rritur sot me 17 raste, duke e çuar në 433 numrin e të infektuarve në total, në dy spitalet COVID në vend vijon lufta për shërimin e të shtruarve.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli informoi sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar”, tha ajo.

Ndërkohë, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.