Beyonce do të dhurojë 6 milion dollarë për disa organizata lokale që po luftojnë në linjë të parë kundër emergjencës së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë organizata bamirëse Bey Good, në një deklaratë të shpërndarë në web, ku pranon që ‘afro-amerikanët janë shtresa më e goditur në këtë pandemi dhe fuqia punëtore që nuk e ka luksin për të punuar nga shtëpia’.
‘Jemi një familje, na mbroni’. ‘Pjesa më e madhe e komunitetit afro-amerikan është goditur nga kjo krizë. Virusi po vret shumë njerëz me ngjyrë dhe ka një rritje alarmante në amerikë. Ju lutem na mbroni, jemi një familje dhe kemi nevojë për ty’, ka shtuar Beyonce në një video të publikuar në Instagram.