Numri i vik timave në botë për shkak të infeksionit prej koronavirusit është mbi 103 mijë teksa janë regjistruar më shumë se 1 milion e 700 000 që kanë rezultuar pozitiv nga Covid-19. Në vetëm një ditë SHBA kanë regjistruar 2108 vdekje për një total prej rreth 19 mijë vik tima. Në vend numërohen mbi gjysmë milioni raste të Covid-19 (më shumë se 35 mijë të prekur në 24 orët e fundit) dhe rreth 19 mijë v dekje, pothuajse aq sa Italia (18 849).

Në Nju Jork në 24 orët e fundit ka patur 651 vd ekje dhe rreth 6700 infeksione të reja për një total prej më shumë se 94 mijë raste pozitiv kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 94,409. Ndërkohë, Qarku i Los Anxhelosit ka vendosur të zgjasë kufizimet për kontrollimin pandemisë deri më 15 maj kurse San Francisko do i mbajë në fuqi kufizimet deri më 3 maj. SHBA po përgatiten të ngjiten mbi Itali si një komb me më shumë vd ekje në botë nga koronavirusi. Kjo shpjegon pse në ishullin Hart, përpara Bronxit, u gërmuan varre masive për të va rrosur pa familjarë vi ktimat e epidemisë.