Reagime te menjehershme ka pasur, madje edhe plot me kritika, pas vendimit te fundit te presidentit te SHBA-se, Donald Trump per te ndaluar financimin e OBSH-se, ne mes te pandemise qe po ben kerdine ne mbare boten.
Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda kanë thënë se vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) është “aq i rrezikshëm sa tingëllon”.
“Bota ka nevojë për OBSH tani më shumë se kurrë”, u përgjigjën ata me nje postim në Twitter.
Organizata e tyre, Fondacioni Gates, është një nga donatorët më të mëdhenj të OBSH-së.
“Ndalimi i fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetit gjatë një krize botërore shëndetësore është po aq e rrezikshme sa tingëllon. Puna e tyre po ngadalëson përhapjen e COVID-19 dhe nëse ajo punë ndalet, asnjë organizatë tjetër nuk mund t’i zëvendësojë ato. Bota ka nevojë për OBSH tani më shumë se kurrë”, shkruan Gates.