Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e pacientëve që janë të shtruar tashmë në spitalin Infektiv në Tiranë.
Shefja e departamentit të Epidemiologjisë ne Institutin e Shendetit Publik, Silva Bino ka thënë se në total në Infektiv janë të shtruar 79 persona, prej të cilëve, 4 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar” tha Bino.