”Mu tek toka që Rama po ia fal Carlos për shërbimet e tij lëpirëse, rastësia e solli që familja Begeja të ketë 330 m2 (…). As unë dhe asnjë trashëgimtar i familjes Begeja nuk pati asnjë pretendim, as për kompensim me para e për asgjë. Ia lamë 330 m2 tokë Bashkisë për Gjimnazin. Pikë. Ngjashëm edhe pronarët e tjerë të tokës aty nuk e kërkuan kur morën vesh se do ngrihej gjimnazi”.
Sigurisht edhe kjo që shkruan është falso. Siç mund të lexohet lehtësisht në dokumentin e marrë nga hipoteka, Jamarbëri dhe të gjithë 47 trashëgimtarët te tjera kanë pretenduar të marrin nga Shteti edhe atë copëz tokë (në të vërtetë janë 300 metra dhe jo 330 dhe secilit i ka takuar 6.3 metra tokë). Jambarbëri nuk ka hequr dorë nga asnjë centimetër tokë dhe është absolutisht e pavërtetë që ia ka lënë Bashkisë për të ndërtuar shkollën. Procedurat për kthimin kanë nisur në vitin 1996 (një vit para se vjehrri të binte nga froni i përfshirë nga piramidat që kishte lënë të mbysnin popullin) dhe u konkluduan me 21.03.2007 (dy vite më pas ringjitjes në fron të regjimit të tij). Sigurisht, në hapësirën e ngushtë të një trotuari ishte e vështirë të ndërtonte kulla si Jamarbëri ka ndërtuar rreth 100 metra më poshtë, por në urinë e tij të tmerrshme për toka nuk ka hequr dorë as nga ato 6.3 metra katrorë “të destinuara për një shkollë”. Duke thënë sot të kundërtën, duke e shpalosur atë edhe si meritë, është një gjë mëse e ulët.
Harta treguese e rregjistrimit
Lista e gjatë e 48 trashëgimtarëve që kanë ndarë ato 300 metra katrorë të trashëguara edhe nga Jamarbër Berisha e bën akoma më misterioze origjinën e pasurisë së tij personale, që edhe duke pranuar se pronat e tij të jenë me të vërtetë fryt i një trashëgimie të pasur, kuota e Jamarbër Berishës mbetet megjithatë 1/48. Pra, edhe 47 trashëgimtarët e tjerë janë bërë milionerë si puna e tij?
Regjistrimi përfundimtar i pronës në hipotekë qe JB pretendon qe nuk e ka marre, është bërë me 27.08.2012, në të njëjtët muaj kur Jamarbër Berisha ishte punësuar nga “kunati” Lulzim Basha si konsulent i bashkisë për të bërë planin rregullator të Tiranës, pra projektin ku vendoset se mbi cilat toka ndërtohet dhe në cilat toka jo. Fakti që Jamarbër Berisha pohon se është një nga pronarët kryesorë tokash në Tiranë (gjithnjë ”për meritë të trashëgimisë” natyrisht) dhe në të njëjtën kohë ka qene konsulent i Bashës për te hartuar plani rregullues e ndërtimeve te kryeqyteti, nuk i shkon fare në mendje se tregon një konflikt skandaloz interesi. Mbi bazën e këtij plani rregullues në 18 gusht 2013 ”kunati” Basha ka firmosur një leje për të ndërtuar 28.000 metra katrore, 17 pallate, tek tek ish-kompleksi Partizani që vlerësohen mbi 20 milionë euro. (Ish kompleksi Partizani është një tjetër tokë që Jamarbëri pretendon se e ka të trashëguar bashkë me të tjerë qe ai e ka marre nga Sali Berisha ne mars 2007 bashke me ato 300 metra).
Kartela e pasurisë së palujtshme
Ne 26.01.2014, vetëm 6 muaj pas zbardhjes së lejes së ndërtimit, Jamarbër Malltezi, futet si aksioner me 35% të aksioneve të kompanisë pronare e kompleksit miliarder. Një operacion i mbajtur i fshehtë për 4 vjet, pasi vetëm në 27.12.2018 transferimi i aksioneve u regjistrua në QKB. Me cilat leke JB ka blerë aksionet? Dhe me cila lekë ka financuar ndërtimin? Dhe mjafton ajo 1/48 e bashkëpronësisë të tokës së trashëguar për të justifikuar fitimin e 35% të të gjithë pronës? Por dihet se transparencën familja Berisha e kërkon vetëm për kundërshtarët, ndërkohë që pisllëqet dhe konfliktet e interesit në kohën e Berishës dhe të Bashës ishin medalje për të shitur mend dhe jo indicie e përgjegjësi penale, dhe të amoralitet politik.
Sa i takon pastaj historisë së shkollës që do të kishte lindur në tokën afër trotuarit të tij e mbi të cilën Jamarbëri nuk kishte asnjë tituj pronësie se përndryshe do ta kishte gllabëruar edhe atë,”kunati” i tij Lulzim Basha nuk ka tentuar kurrë të ndërtojë ndonjë shkollë. Këtë hapësirë e braktisur, me një godinë të rrënuar, unë e kam kërkuar ta marr (vetëm me qira!!) sipas ligjeve të shtetit shqiptar, të cilat i kam respektuar përherë si të shenjta në gjithë punë e jetën time. Ndryshe nga Jamarber Berisha, dhe nga mijëra klientët te familje e tij, kurrë nuk kam fituar pronësi mbi asnjë centimetër toke apo pasuri publike në Shqipëri.