Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se po përfundon degëzimi i dy rrugëve në Qerret të Lushnjës falë investimit të qeverisë shqiptare Fondit për Zhvillim dhe bashkisë Lushnjë.

Braçe shprehet se “në punë. Unaza bujqësore në jug të Lushnjës, pati dy degëzime të rëndësishme njërin – Qerret / Kadiaj ua tregova dje. I dyti, Imshte/Kallm në verilindje të Fierit, është ky në foto. Jemi më përpara këtu, kemi ecur deri tek shtresat e asfaltit”.

Braçe u bënë apel qytetarëve të largojnë avllitë nga rruga sepse nuk është turp të kesh trotuare në fshat.

“Ndërkohe rruga ka trotuarin në zonën e banuar dhe ndriçimin. Edhe një herë dua t’i bëj thirrje banorëve të kësaj lagjeje të Imshtës të largojnë avllitë nga gjurma e trotuarit, në anën e djathtë të rrugës. Trotuari është për ju dhe, nuk është turp të kesh trotuar në fshat!”, shprehet ai.

Po ashtu Braçe shton se “ndërkohë, me përfundimin e këtyre dy degëzimeve të rëndësishme, çdo fshat në njësitë Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonjë, ka akses në rrugë, unaza bujqësore, autostradë, të gjitha rrugët për ta të asfaltuara”.

“Punë e bërë mirë nga qeveria e Shqipërisë, bashkia Lushnjë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit!”, shprehet ai.