Testmet e vaksinës së koronavirusit do të fillojnë tek njerëzit të enjten në Oksford të Britanisë së Madhe.
Sipas Sekretarit të Shëndetësisë, Matt Hancock i është dhënë 22 milion £ projektit “Imperial” për të mbështetur fazën e vazhdueshme të dy provave dhe sigurimin e ekipit të Oksfordit për të përshpejtuar testimet.
Sipas The Guardian, gjatë ditës së sotme në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndërruar jetë 823 persona, duke e cuar në 17,337 numrin e përgjithshëm.
Vdekjet e koronavirusit në Angli dhe Uells arritën kulmin më 8 prill, pretendojnë ekspertët.
Shifrat më të fundit tregojnë se 20% e vdekjeve prej koronavirusit ndodhin jashtë spitalit.
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock ka mohuar që ministrat e Britanisë së Madhe morën një vendim politik për të mos u përfshirë në një skemë në BE, duke kundërshtuar një deklaratë nga sekretari i përhershëm i Zyrës së Jashtme Sir Simon McDonald, gjatë ditës së sotme.