Vaksinat e mundshme të koronavirusit do të testohen tek njerëzit në Britani duke nisur prej ditës së sotme. Pavarësisht këtij lajmi të mirë, qeveria paralajmëron se masat e distancimit social mund të zgjasin deri vitin tjetër.

Kjo gjë do të ndodhë në rast se nuk krijohet një ilac apo nuk zhvillohet vaksina më parë.

Shefi i Mjekësisë së Anglisë, Chris Ëhitty tha të mërkurën se mundësi e të zhvilluarit një vaksinë apo trajtim në cdo moment të vitit të ardhshëm është shumë e vogël.

“Mendoj se ne duhet të jemi realë për këtë, ne duhet të mbështetemi në masa të tjera sociale”, tha Whitty.

Vaksina e koronavirusit për njerëzit është zhvilluar nga shkencëtarët e Institutit Jenner të Universitetit Oxford dhe do të aplikohet të enjten, konfirmoi CNN, raporton noa.al.

Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Universitetin e Londrës tha se ishte 80% e sigurtë që vaksina e krijuar nga ekipi i saj do të funksionojë. Shpresohet që të dalin 1 milionë doza deri në shtator.

Vaksina e mundshme, e quajtur ChAdOx1 nCoV-19, është bërë nga virusi i një shimpazeje të parrezikshme.

Ndërkohë Britania mbetet e gjitha në izolim dhe njerëzit mund të dalin nga shtëpia vetëm për arsye të domosdoshme.