Maskat nuk janë një masë e detyrueshme gjithkund, por në Republikën Çeke po – edhe për nudistët.
Çekia ka nisur të zbusë masat e ndërmarra prej koronavirusit, por muajin e kaluar, kur rastet kapën pikun, patrullat e policisë rikujtonin njerëzit se mund të dalin nudo në zonat e përcaktuara për sa kohë mbajnë maska.
Policia çeke dha paralajmërim pasi u telefonua nga disa qytetarë të shqetësuar për një grup nudistësh që po bënin banjo dielli.
“Për fat të keq, personat që po bënin banjo dielli ishin një grup i madh dhe shumë prej tyre s’mbanin maska,” shkruhej në deklaratën për shtyp. “Pas ndërhyrjes së policisë, të gjithë ranë dakord të respektojnë rregullat e qeverisë.”
“Qytetarët mund të dalin pa rroba në vende të caktuara, por duhet të mbulojnë gojën dhe të mos formojnë turma.”
Mesazhi rezultoi efektiv. Një patrullim i mëvonshëm zbuloi 150 nudistë të tjerë, nga të cilët gjysma kishin dalë pa maska.
“Jemi të vetëdijshëm që disa njerëz nuk kanë oborre dhe duan të marrin ajër të freskët, por të gjithë duhet të respektojmë rregullat e vendosura nga qeveria deri kur gjendja të përmirësohet,” vijonte deklarata. “Sidoqoftë, gjendja nuk do të përmirësohet nëse nuk i respektojmë të gjithë.”
CNN