“Mungesa e energjisë është njësoj si mungesa e respiratorit për të sëmurët”Administratori i OSHEE Adrian Çela, gjatë intervistës në emisionin OPEN qetësoi qytetarët për rrezikun e mungesës së energjisë, sidomos për rastet e të sëmurëve. “Mbi të gjitha, ju siguroj që në çdo skenar të përkeqësuar të situatës, jemi të pregatitur që çdo spital, çdo ambulance, çdo njësi shëndetësore mos të ketë ndërprerje energjie. E dimë mirë misionin tonë, nëse ikën energjia është njësoj sikur të mos i kesh vënë një respirator një të sëmuri. Jemi në linjë të parë dhe në vigjilencë absolute për të eleminuar çdo defekt të mundshëm”.
Për të garantuar qëndrueshmëri furnizimi për të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë, Spitalet, Qendrat Shëndetësore, Ujësjellësat, Hidrovoret duke vendosur grupe gadishmërie të cilët operojnë në përputhje me planin e masave për emergjencën mjekësore COVID 19.Në rang vendi, nga Veriu në Jug, në shërbim të abonentëve për probleme të rrjetit elektrik janë 22 numra telefoni (sipas rajoneve) në shërbim 16 orë (07:00 – 23:00) në ditë të abonentëve. Gjithashtu, funksionon numri unik i call center 04 227 4141 ora 8 e mëngjesit deri në 10 të darkës.
Home Lajme Aktualitet Çela: 24 orë në vigjilencë. Asnjë qendër shëndetësore nuk do rrezikohet nga...