Kryeministri Edi Rama me anë të një njoftimi në mediat sociale, bën me dije se sot në orën 19:00 ministrja e Arsimit, Besa Shahini do të tregojë se çfarë do të ndodhë me vitin shkollor.Ku vendim ishte paralajmëruar dhe më herët, dhe do të tregohet nëse mësimi do të vazhdojë online apo do të mbyllet dhe përsëritet, për shkak të koronavirusit.

“Live në 19:00 ? Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, mbi vitin shkollor 2019-2020 në kushtet e sfidës së dyfishtë të mbrojtjes së shëndetit e të jetës dhe mbrojtjes së investimit të nxënësve e të familjeve për shkollimin e këtij viti”, shkruan Rama.