Mbrëmjen e djeshme mjeku Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar tek Arian Çani. Moderatori i tregoi mjekut një video, ku u shfaqen disa vajza te cilat i kanë kushtuar një këngë, jo vetem Piperos, por te gjithë mjekëve të cilët janë në vijën e pare te frontit për te luftuar Covid-19. Dhe ai nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Më kuptoni ju lutem. I kam sytë në lot. Është një suprizë shumë e këndshme që nuk mund ta përjetojë asnjëri përveç mjekëve që përballen me virusin çdo ditë. I falenderoj shumë fëmijët.

Duhet të shërbesh atje brenda në spital, e më pas të dëgjosh këta fëmijë këtu për të kuptuar emocionin tim. Padyshim kjo këngë u shkon të gjithë mjekëve që luftojnë çdo ditë me këtë sëmundje”- u shpreh Pipero.