Festa e Pashkëve këtë të diel për shkak të karantinës totale nuk ka gjetur të boshatisura vetëm zonat urbane, por edhe turistike bregdetare, sikur është edhe Gjiri i Lalzit, njohur ndryshe edhe si fshati i të pasurve, të cilët kanë ndërtuar vilat e tyre luksoze buzë Adriatikut.

Report Tv sjell pamjet me dron në të gjithë vijën bregdetare të kësaj zone. Distancimi social ka bërë që në bregdet të mos ketë lëvizje, por vetëm qetësi dhe valët e detit që përplasen lehtësisht në breg, aty ku qëndrojnë vetëm shazllonët, pa njerëz, pa jetë.

Në zonën VIP aty ku për Pashkët një vit më parë gumëzhinte zëra nga festimet, sot gjithçka duket e shkretuar. Të pasur të varfër, koronavirusi nuk njeh dallime, të gjithë në karantinë. Me ardhjen e pranverës zonat bregdetare në fundjavë shfrytëzoheshin maksimalisht nga qytetarët, por situata e krijuar nga covid-19 ka ndikuar dhe në këtë aspekt.