Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka komentuar dy metodat që po përdorin shtetet e mëdha si Kina, apo SHBA për të shëruar të prekurit me koronavirus. Ai tha se edhe në Shqipëri duhet të jemi të vëmendshëm dhe me kurajo për të bërë çmos për të shpëtuar jetë.

Postimi i plote i Panaritit: Duhet të jemi të vëmendshëm dhe t’i mbajmë sytë hapur! Në pritje të vaksinës, ndaj COVID, shtetet po e luftojnë pandeminë edhe duke “improvizuar”. Në kohë krize, nuk ke kohë të kolaudosh dhe “testosh” armët, por ashtu siç i ke duhet ti përdorësh! Këtë po bëjnë shtete të fuqishme si Amerika, Kina, Franca, India pa pritur që studime eksperimentale “in vitro” dhe “in vivo” t’i çertifikojnë ato. Sepse puna dhe koha nuk pret! Dhe askush nuk e di se çfarë na pret!

Dy janë opsionet më të forta për momentin: Përdorimi i plazmës së konvaleshencës (përndryshe serumi i gjakut nga të sëmurët e shëruar) Përdorimi i preparatit anti malarik “chloroquina”. Po e fillojmë nga i dyti. Autoritetet e shteteve prodhuese të chloroquines, kanë urdhëruar ndalimin e eksportit të saj për të patur mjaftueshëm rezerva për të kuruar njerëzit e tyre. Ndërsa plazmën (serumin) e konvaleshencës mund ta sigurojë secili për vete… Edhe ne! Në mënyrë të rrufeshme FDA e Amerikës autorizoi përdorimin e serumi të gjakut të individëve të shëruar nga COVID për të trajtuar rastet e rënda të sëmundjes nga coronavirus .. Qëllimi është të parandalohet kalimi i të sëmurëve simptomatikë në reanimacion me intubim.

Si metodë është relativisht e lehtë dhe me kosto të ulët. he ka rezultuar e efektëshme në luftimin e SARS dhe të Ebolës! Prandaj të mos presim që “Big Brother” të na dekretojë protokollet e trajtimit ndaj COVID për diçka që as ai nuk mundet për momentin , por të jemi të vëmendshëm dhe me kurajo për të bërë çmos për të shpëtuar jetë.