Duke parë emergjencën korona virus, që ka tronditur të gjithë sezonin futbollistik, FIFA po mendon për një dritare të tretë merkato.Federata ndërkombëtare mund të jetë më fleksibël në lidhje me datat e merkatos së ardhshme, si ka shpjeguar James Kitching, drejtori i rregullores futbollistike të FIFA, për tv gjerman ARD ‘Sportschau’.
“Mund të mendohet për hapjen e një dritare të tretë” shpjegoi Kitching, sipas të cilit do të kërkohet fleksibiliteti maksimal për ta adaptuar në kalendaret europiane.Kalendaret në fakt mund të riporgramohen nëse ndërprerja aktuale do të zgjasë më shumë se është parashikuar.Për momentin ekzistojnë dy periudha merkatosh, një në verë e tjetra në dimër, që quhet edhe ajo e riparimit në sport.