Claudio Lotito dhe Andrea Agnelli janë dy nga personazhet më të rëndësishëm në futbollin italian por marrëdhënia ndërmjet tyre nuk ka qenë kurrë pozitive. Nuk ndodh shpesh dy presidentët të bashkohet në një mendim por dika e tillë ndodhi pikërisht gjatë Asamblesë të zhvilluar ditën e premte.
Lotito i ka bërë publikisht një kompliment presidentit të Juves për faktin që arriti të bind lojtarët të pranojnë ulje të pagës për 3 muajt e ardhshëm. Lotito njihet në Itali si një nga presidentët më “koprrac”, në këtë rast i ka shkruar përshtat ky veprim i Agnellit dhe nuk ka nguruar ti bej komplimente.