Akademia e Shkencave deklaron se ende nuk ka ardhur piku i COVID-19 në vendin tonë.Përmes një deklarate për shtyp, ASH shprehet se treguesit e përhapjes së virusit dhe të kurimit, flasin për mbërritje të pikut brenda dy javësh dhe kalimin në fazën e fillimit të uljes.

Sipas ASH, këto ritme bëjnë të mundur që gjendja të mbahet nën kontoll dhe që situata nga sistemi ynë shëndetësor të jetë e përballueshme.ASH shton se po vazhdon puna për prodhimin dhe vënien në përdorim të testeve sa më të shpejta, sa më informues e sigurisht sa më të sakta.