Viktima më e fundit e coronavirus në vendin tonë është Skënder Kurti, trajneri i Tiranës dhe kombëtares shqiptare të boksit. Ai u nda nga jeta sot pasdite në moshën 61-vjecare.
Kurti, prej disa ditësh ishte në vdekje klinike, duke u përpjekur të fitojë këtë duel me virusin vdekjeprurës, por këtë herë nuk ia doli dot mbanë. Një kampion që jetën e tij e lidhi me sportin e dorezave, fillimisht si boksier e më pas si trajner, duke u dalluar gjithnjë.

Një lajm që ka trishtuar pa masë sportin shqiptar, pasi largohet një nga njerëzit e elitës së sportit të boksit, ku arriti rezultate të mëdha. Edhe në këto ditë të vështira të jetës së tij ai dueloi fort, duke mos u dorëzuar deri ën frymën e fundit të jetës së tij.