Testimi i një prej vaksinave më premtuese në botë kundër koronavirusit ka filluar zyrtarisht. Ajo është zhvilluar nga studiuesit e Institutit Jenner të Universitetit të Oksfordit, e udhëhequr nga Dr. Sarah Gilbert dhe qendra kërkimore IRBM në Pomezia, në Romë. Elisa Granato ishte ndër dy të parat që mori dozat e vaksinës.
Granato është shprehur se “me veprimin tim doja të mbështesja sa të mundja këtë proces kërkimor që i jep kaq shumë shpresë njerëzve”.Universiteti i Oksfordit i nisi testet e para në njerëz për krijimin e një vaksine për koronavirus më datën 24 prill. Kjo e bën Oksfordin të parin qytet në Evropë që nis nga puna për krijimin e një vaksine të studiuar në njerëz.
Studiuesit kanë vendosur që gjysma e të rekrutuarve do të marrë vaksinën COVID-19, dhe gjysma tjetër do injektohet me vaksinën kontrolluese e cila të mbron nga meningjiti por jo nga koronavirusi. Kjo do të thotë që vullnetarët nuk do të dinë se cilën vaksinë po marrin, megjithëse do të injektohen nga mjekët.