Megjithë pandeminë, njerëzit në mbarë botën ende gjejnë mënyra për t’u argëtuar – edhe nëse për këtë duhen të mblidhen para ekranit të kompjuterit për të bërë një mbrëmje. Në Shtetet e Bashkuara, në sajë të programeve si Skype dhe Zoom, amerikanët vazhdojnë të stërviten, të presin virtualisht miq dhe të organizojnë festa. Maxim Moskalkov njofton.Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara bëri që autoritetet të urdhëronin mbylljen e restoranteve, bareve, studiove të jogas dhe vendeve të tjera të argëtimit.Por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të organizojnë mbrëmje, të meditojnë dhe të stërviten – thjesht tani i bëjnë të gjitha këto online.Shkrimtari Jackie Summers dhe ekspertja e marketingut Daniella Veras dukej se kanë kaluar pa vështirësi në këtë realitet të ri.
Në orën e caktuar, të gjithë pjesëtarët e mbrëmjes mblidhen para kompjuterave të tyre me pije në dorë dhe meze në tryezë dhe ndajnë biseda në internet duke parë banakierët të garojnë në përgatitjen e koktejave. E gjithë kjo duke qënë të sigurtë në shtëpive të tyre.
Summers thotë se mbrëmje të tilla janë të mira për të gjithë: ato e lejojnë atë dhe “mysafirët” e tij të luftojnë vetminë ndërsa ndihmojnë banakierët e papunë të fitojnë pak para.“Mblidhemi, bisedojmë për koktejet, kemi edhe të ftuar nderi. Javën e kaluar patëm mjekë dhe infermierë, psikologë, trajnerë dhe këshilltarë financiarë… të gjitha i ndihmojnë njerëzit të shqyrtojnë problemet e jetës tani! Kemi pjesëmarrës të rregullt çdo ditë dhe të ftuar të rinj – bëhemi 50-60 njerëz!”
Festimi i ditëlindjeve, gatimi i një recete të ndërlikuar së bashku, madje edhe një dasmë – nuk janë të pamundura të organizohen në internet këto ditë.
Këto grupime online shërbejnë gjithashtu si një vend i mirë për të medituar.Studioja Recharj në Uashington ofron klasa meditimi online për të gjithë që duan një pushim të vogël emocional.“Jetojmë në kohë të vështira, të gjithë kanë pengesa të ndryshme dhe ne kemi vendosur që mënyra më e mire për tja dale është të bëjmë meditim në orën 6 pasdite me një instruktor. Dhe arsyeja për ti pasur ata drejtpërdrejt sesa të regjistruar është… u jep mundësi njerëzve të lidhen me një instructor dhe të ndajnë përvojën e tyre pasi meditojnë”, thotë Maria Hernandez.Instruktorja e jogës, Elizabeth Feinstone filloi klasat falas për fqinjët e saj pasi disa njerëz në kompleksin e apartamenteve të saj u testuan pozitivë për COVID-19, dhe menaxhmenti mbylli të gjitha ambjentet, përfshi palestrën.
“Mendova se vendosja e grupit përmes Zoom-it do të ishte një mënyrë e mirë për t’i bërë njerëzit të lidhen dhe të marrin frymë së bashku sepse është diçka që të gjithëve u mungon në këtë kohë.”Numri i njerëzve që përdorin aplikacionin Zoom është rritur me 70% që nga fillimi i karantinës së rreptë në SH.B.A. Ai gjithashtu është bërë aplikacioni më i shkarkuar në Apple Store – vetëm në 23 mars, më shumë se 2 milion njerëz e shkarkuan atë në pajisje e tyre, 40 herë më shumë se dy muaj më parë.