Jordi Cardoner, zv.president i Barcelonës, u testua pozitiv me COVID – 19. Ishte vetë klubi Blaugrana, ai që e konfirmoi këtë lajm jo të mirë për portalin “Metropoli”, duke saktësuar se drejtuesi i lartë është në gjendje të mirë shëndetësore për momentin dhe i izoluar në shtëpinë e tij.
Pra, sikurse duket, virusi i rrezikshëm, që ka gjunjëzuar Spanjën dhe ka shënuar mbi një mijë viktima për momentin, e “ka ngritur stekën lart” edhe në futboll. Fillimisht u infektua pjesa kryesore e skuadrës së Valencias, pastaj të tjerë, ndërsa humbi jetën ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz. Ky është rasti i dytë me Covid-19 te Barcelona, pas një punonjësi të klubit.