Mjeku kirurg, Gëzim Xhepa në një lidhje live për emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 është shprehur se kulmi i COVID-19 në Shqipëri ka kaluar në shkurt bashkë me epideminë e gripit AH1N1.
Ai tha se Shqipëria në 5 javë nuk ka pasur kurbë ngritëse dhe nëse nuk e ka para pikun atëhere e ka mbrapa.
Më tej ai thekson se testet e targetuara siç po bëhen tani janë të mjaftueshme teksa thotë se qeveria duhet të provojë çlirimin nga karantina pasi nëse do të ketë kurbë ngritëse mund të kthejë masat përsëri.