-Në vitin 2019, rreth 11.7 mijë ton bimë medicinale të thata dhe 34.3 ton vajra esenciale të prodhuara në Shqipëri u eksportuan në tregjet ndërkombëtare, duke mbuluar gati 20% të eksporteve të përgjithshme të bujqësisë së vendit.
Ambasada e Suedisë në Shqipëri thekson se edhe pse nën lëvizshmëri të kufizuar të imponuar nga koronavirus, ekipi CNVP që zbaton Projektin e Zhvillimit Ekonomik Lokal, financuar nga qeveria Suedeze vazhdon të mbështesë prodhimin e qëndrueshëm medicinal dhe aromatik të bimëve në zonat rurale të Shqipërisë.
“Një ditë në pranverë është sa një javë në vjeshtë”, thotë një fermer shqiptar që shqetësohet për vonesat në punët e teknike të pranverës që duhen të kryhen në tokat e tyre të kultivuara”, shprehet ambasada suedeze.
“Si përgjigje e COVID 19, projekti kohët e fundit po shpërndan maska mbrojtëse, doreza pune, dezinfektues, mjete themelore të punës për duar bujqësore, dhe gjithashtu duke ofruar shërbim këshillimi për një numër fermerësh dhe biznesesh që bashkëpunojnë nën projektin LED duke respektuar punën në distanca dhe masat e sigurisë”, deklaron ambasada.