Real Madrid zhvilloi një merkato jo shumë të bujshme, ku emri më i famshëm ishte Eden Hazard por as fantazisti belg nuk u ngrit në asnjë moment në lartësinë e emrit të tij, dëmtimet e shumta zbehën jo pak këtë transferim. Presidenti Perez nuk ka ndërmend të pres shumë gjatë për të ndërtuar edhe një herë një ekip “galaktikësh”, kjo verë pritet të jetë sërish e nxehtë pavarësisht se e gjitha bota vijon të jetë nën kthetrat e Covid-19.
Ideja e numrit një të Realit është e qartë, kërkon të ndërtoj një sulm shpërthyes ku emri i parë në listën e dëshirave është ai i Haaland. Biondi vërtetoi edhe me fanellën e B.Dortmund se është një sulmues me shumë klas, një investim i sigurt për të ardhmen. Realit i duhet të bind sulmuesin pasi vlera e transferimit të tij nuk është shumë e lartë, 75 milion euro është klauzola e largimit.
Jo vetëm Haaland, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, një emër fiks në tavolinën e Perez mbetet edhe Mbappe. Nëse francezi nuk rinovon kontratën me PSG, Reali do të provoj gjatë merkatos së dimrit ta transferoj në Madrid. Sigurisht me një plan të tillë, Perez i duhet edhe të shes, i sakrifikuari i parë do të jetë Jovic, me serbin që rezultoi një dështim i madh.