Kryeministri Edi Rama, gjatë një emisioni televiziv bëri të ditur se janë 404 kompani që kanë aplikuar për kredinë sovrane.
Rama gjatë mbrëmjes së djeshme bëri të ditur se parukeritë, lokalet, dentistët janë të fundit që do të hapen pasi konsiderohen si sipërmarrjet më të rrezikuara për përhapjen e COVID 19.
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur dhe interesit të qytetarëve, tha se për personat që kanë sëmundje të ndryshme dhe ri-atdhesohen karantinimi bëhet në shtëpi, për të mos rrezikuar dhe të tjerët.
“Nuk jam unë personi që duhet pyetur për këtë, kjo është çështje kategorizimesh që i bënë institucioni përkatës. Është Ministria e Shëndetësisë që bënë këtë kategorizimi. Nuk e di si ndahen kategoritë specifikisht. Di këtë që, për ata që janë të sëmur s’ka një lehtësi që nuk mbahen në karantinë, por i jepet mundësia të vijojnë jetën e tyre në shtëpi. Nëse nuk është pranuar ky person, atëherë është kategori që nuk hynë në ato që duhet të ikin në shtëpi”,- tha Rama.
Kryeministri Rama garantoi se ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur në asnjë moment. “Nuk ka ndërprerë për asnjë ditë ndërhyrjet kirurgjikale. Janë spostuar te trauma, për të lehtësuar zonën përkatëse në QSUT, por vijojnë rregullisht”,- tha Rama.
Sa i takon bizneseve si lokale, bare dhe parukeri, Rama nënvizoi se janë të fundit që do hapen. “Ajo që thashë për parukeritë, vlen edhe për dentistët pasi konsiderohen si vatra të rrezikshme, pasi një i vetëm i infektuar rrezikon ta shpërndajë infeksionin te shumë të tjerë. Lokalet do jenë të fundit që do hapen dhe deri tani s’di një vend ti ketë hapur lokalet. Nëse është miratuar do ta marrin shumë vende dhe kanë vendosur të mos i hapin shkollat. Sot kemi pasur një diskutim thuajse përfundimtar me Ministren e Arsimit, Ministren e Shtetit, Drejtorin e Agjencisë së teknologjisë dhe Inovacionit dhe besojë se nesër do të kemi një vendim përfundimtarë”,- tha Rama.
Kryeministri tha se “nuk të ekspozojnë rrugët e Shqipërisë, ku më mjafton të ruash distancat dhe je i mbrojtur dhe nuk nevojë ti trembesh infektimit, madje mendojë që kur je në rrugë dhe kur arrijnë të ruash distancat s’ke nevojë as për maska apo mjete të tjera mbrojtëse pasi të ruan distance”,- tha Rama.
“E kam thënë që ditën e parë, e kam bërë dhe vetë, që ne duhet të jetojmë sikur e kemi COVID-19. Mund të jemi të gjithë të infektuar asintomatik dhe duhet të sillemi si të tillë duke ruajtur të tjerët dhe ruajmë edhe Shqipërinë dhe sistemin shëndetësor. Hapja do na ekspozojë përpara rritjes së numrit të infektuarve. Pyetja është sa do të rritet ? Kjo do të varet nga ne, inspektorët, ligjit dhe institucionet e zbatimit të ligjit janë të rëndësishme, por nuk zëvendësojnë atë që secili prej nesh duhet të bëj. Secili prej nesh duhet të bëjë rojen e vetes dhe të tjerëve”,- tha Rama.
“Nuk ka asnjë njeri për të shpëtuar jetë, përveç atyre që janë duke asistuar aty për të shpëtuar jetën, pra urgjenca kombëtare, mjafton një telefonatë dhe urgjenca kombëtare është aty. Di që në paketën e zgjeruar agjencitë turistike përfitojnë bonusin prej 400 mijë lekësh”,- tha Rama.
“Kam parë raste refuzimesh të regjistruar me disa lloj emrash, niptesh dhe çudirash shqiptare që i kam parë kohët e fundit dhe për këtë na ka dërguar të kemi një tryezë tjetër për të ndryshuar rregullat e regjistrimit. Janë 404 kompani që kanë aplikuar për garancinë sovrane dhe vijojnë aplikimet”,- nënvizoi Kryeministri.