Ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka kaluar Spanjën dhe Francën, dhe renditet pas Italisë për numrin e viktimave nga koronavirusi, ekspertët britanikë thonë se vendi ndodhet në një “moment të rrezikshëm” dhe piku i epidemisë ende nuk ka kaluar teksa numri i vdekjeve u rrit në mbi 26,000, pas regjistrimit të viktimave në shtëpitë e të moshuarve, dhe jo vetëm spitale.
Gjatë konferencës ditore për shtyp, Sekretari i Parë i Shtetit, Dominic Raab, i kërkoi durimit popullatës teksa tha se “Tani jemi duke punuar në të gjitha opsionet e mundshme për fazën 2. Ka dritë në fund të tunelit. Ne duhet të jemi të durueshëm dhe të jemi të kujdesshëm kur të përballemi me momente të tjera të rrezikut maksimal”
Në Spanjë, numri i përditshëm i vdekjeve është në rënie të vazhdueshme, por planet për fazën 2 janë ende shqetësuese pasi autoritetet mendojnë se njerëzit do ti shmangen ruajtjes së distancës sociale
Me mbi 24,000 viktima të regjistruara, kufizimet në Francë duket se do të lehtësohen pas 11 majit por jo për të gjithë. Baret dhe restorantet do të qëndrojnë ende të mbyllura dhe mund të rihapen në fillim të qershorit.
Zviceranët tani duket se mund të marrin frymë. Lehtësimi i masave duket se do të filloi më herët nga sa ishte menduar: të gjitha dyqanet, restorantet, baret dhe muzetë do të rihapen duke filluar nga 11 maji. Natyrisht që duhet të respektohen kushtet e rrepta: në fillim vetëm katër persona ose dy prindër do lejohen në të njëjtën tryezë të shoqëruar nga fëmijët e tyre. Një distancë prej të paktën dy metrash ose elementë të veçantë ndarës duhet të ruhen midis grupeve të ndryshme.